Shkup, 1 tetor – Zvonko Kostovski, agjenti i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbuli, i cili së bashku me kolegët e tij e zbuloi skandalin e përgjimeve, angazhimin e tij të deri djeshëm do ta vazhdoj në Agjencionin për Siguri Kombëtare (ASK), shkruan gazeta KOHA. Nga ana tjetër kolegu i tij, Gjorgji Llazarevski, me të cilën bashkëpunuan nga viti 2008 deri në vitin 2015 në kohen e përgjimeve të jashtëligjshme, do të vazhdoj punën në kuadër të Ministrisë për Punë të Brendshme. Ky i fundit nga Zoran Verushevski, Këshilltari aktual për siguri në Qeverinë e Zoran Zaevit, u cilësua si personi i cili ka dhënë informacionet kundër në tij në rastin “Puç”.
Procesi i fundit i selektimit të kandidatëve për Agjencionin e ri për Siguri Kombëtare, ka përfunduar me dhjetëra reagime dhe pakënaqësi. Rreth 50 pjesëtar të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, (paraardhësja e ASK-së), nuk janë pranuar në strukturën e ri të policisë sekret pasi që është konstatuar se paraqesin rrezik për punën e shërbimeve të sigurisë. Megjithatë, edhe pas largimit të tyre nga MPB-ja, ata pritet të shpërndahen nëpër institucionet tjera. (koha.mk)
.
.