Para dy javësh, piuni antiperëndimor Hristian Mickovski, publikisht, në intervistë (Alsat-M) pranoi se ka pasur takim disaorësh me mentorin e tij, krimelin e dënuar Nikolla Gruevski, tha sot Kostadin Kostadinov, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së.
“Në atë takim, sipas pranimit dhe fjalëve të Mickovskit, kanë biseduar për të ‘ardhmen’ dhe ‘momentet personale’ të të dënuarit Nikolla Gruevski. Opinioni, në mënyrë të bazuar dyshon se piuni Mickovski dhe kryesia antiperëndimroe e VMRO-DPMNE-së, kanë ditur për planin e Gruevskit. Piuni antiperëndimor Mickovski para qytetarëve duhet të prëgjigjet nëse mu në atë takim është planifikuar ikja e Gruevskit”, tha Kostadinov.
Më tej, shton Kostadinov, “ne, si dhe qytetarët, në mënyrë të hapur dyshojmë se mbrojtja e deritanishme e krimit të Gruevskit nga ana e Mickovskit dhe kryesisë antiperëndimroe të VMRO-DPMNE-së është në funksion ta ndihmojnë në planin e tij, pëRfshirë edhe ikjen”.
Sipas tij, termi “ndjekje politike”, i shfrytëzuar, siç tha, nga kryesia antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së dhe mediumeve nën kontroll të tij, dukshëm është me një qëllim të vetëm, t’i shërbejë si alibi për kërkimin e azilit të dënuarit Nikolla Gruevski.
“Secili në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë saj, e din shumë mirë,ndërkaq vendiemt gjyqësore e konfirmojnë atë, se nuk ka kurfarë ndjekje politike, por zbatim të drejtësisë dhe shtetit juridik”, thotë Kostadinov.
Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente, konkretisht Prokurorisëthemelore publike të hapë hetim dhe tërësisht të ndriçohet rasti dhe fajtorët të locohen.
“Të gjithë pjesëmarrësit e përzier në ikjen e kriminelit Gruevski duhet të përgjigjen para ligjeve”, porositë Kostadinov dhe bën thirrje që isntitucionet kompetente t’i shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet e tyre “që Gruevski të sillet aty ku e ka vendin – në vuajtjen e dënimit me burg”.