Shkup, 19 dhjetor – Kostadinov shprehet se Maqedonia nuk mund të marrë shembuj të modeleve zgjedhorë të disa shteteve dhe më pas I njëjti të mos i përshtatet vendit tonë.
Si shembull ai merr Zvicrën ku thotë se tek vendvotimet s’ka kontrollues, më pas krahason se si do të ishte vendi ynë sikur VMRO- të kishte në kohën e qeverisjes një sistem të tillë.
Kostadinov hedh poshtë se me partnerin e koalicionit kanë mosmarrëveshje për çështjen e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, pasi shton se me BDI-në kanë mosmarrëveshje edhe për shumë çështje të tjera.(koha.mk)