Shkup, 28 janar – Nisma për shpërbërjen e Kuvendit, në fakt është iniciativë e Hirsitjan Mickoskit për shpërbërje të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ka thënë në një deklaratë të tij për mediat sot, zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, pas iniciativës që partia opozitare VMRO-DPMNE ngriti lidhur me shpërbërjen e Kuvendit.
“As vetë Mickoski nuk e di se sa bashkëpartiakë dhe deputetë do ta përkrahin. Antiperëndimori Mickoski është në panik për shkak të hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe integrimit në BE dhe këtë panik e mbulon me kësi hapa. Ai nuk ka kapacitet të ofrojë diçka të mirë për qytetarët dhe vendin përveç se destruktivitet dhe bllokada. Qeveria e udhëhequr nga LSDM futet në hapat ekonomik. Në agjendë janë ekonomia e fuqishme, investimet, kthimi i TVSH-së ndaj qytetarëve, paga më të larta, standard më të mirë jetësor, vende të reja të punës”, ka thënë Kostadinov, transmeton koha.mk