Shkup, 9 janar – Hristian Mickoski nuk heq dorë nga qëllimi që ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Sa më afër realizimit të ëndrrës së popullit të Maqedonisë, aq më shumë bëhen nervoz Micskoski dhe udhëheqësia antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së. Kjo është sjellje tipike destruktive e antiperëndimorëve, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend zëdhënësi i LSDM-së dhe deputeti Kostadin Kostadinov.
Ai tha se Mickoski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së kanë për qëllim që të shkaktojnë tensione, urrejtje dhe dhunë përmes të cilave do të tentojnë që ta bllokojnë të ardhmen e RM-së. Dhe se punon, siç tha, vetëm me urdhra të shefave të tij të cilët janë kundër suksesit të Maqedonisë dhe me këtë i rrezikojnë interesat më të larta shtetërore dhe antikombëtare, e kjo është anëtarësimi në BE dhe NATO.
Kostadinov i ftoi qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe mbjelljen e urrejtjes, të jenë të qetë dhe krenarë sepse, siç theksoi, Maqedonia shkon përpara në BE dhe NATO dhe bëhet shtet global dhe i prosperuar.
Zëdhënësi i LSDM-së Kostadinov në pyetjen e gazetarëve deklaroi se bisedimet me Besën ende po vazhdojnë dhe se pritet që pas përfundimit të takimeve të jetë gjithëpërfshirës qëndrimi zyrtar i liderit partiak dhe kryeministrit Zoran Zaev.
Në pyetjen e gazetarëve se a ekzistojnë kërcënime nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese nëse nuk pranohet kërkesa e Besës për pjesën e shtetësisë Kostadinov the se nuk ekzistojnë kurrfarë kërcënimesh.
“Kur e filluam këtë proces hapëm kapitull të ri në RM. Integrimi i RM-së në BE dhe NATO duhet të jenë motiv kryesor gjatë votimit. Unë pres që të gjithë deputetët pa dallim nga cila parti politike ose etnitet vijnë, ose përcaktimit fetar do të ngrihemi mbi interesat tona partiake dhe përfundimisht do ta dërgojmë RM-në në rrugë të drejtë, ndërsa kjo është ajo që nënkupton konsensus kombëtar rreth integrimit në BE dhe NATO”, thotë Kostadinov.
Ai njëjtë si edhe sekretari i përgjithshëm Aleksandër Kiracovski sot pak më parë, shfaqi optimizëm se ndryshimet kushtetuese do t’ votojnë mbi 80 deputetë.