Shkup, 28 dhjetor – Fjalimi i fundit i Ivanovit në vete ka një lajm të mirë dhe një lajm tani më të njohur për qytetarët. lajmi i mirë është se ai po largohet, ndërsa lajmi tani më i njohur është se edhe në këtë fjalim e konfirmoi rolin e tij të elementit antiperëndimor dhe antipopullor, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Vlerësoi se me thirrje për bojkot të referendumit, Ivanov në mënyrë të hapur ka qëndruar kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe në NATO, ndërsa me mos nënshkrimin e Ligjit për gjuhët i ka shkelur obligimet kushtetuese dhe ka qëndruar kundër konceptit “një shoqëri për të gjithë”.
Shtoi se Ivanov nuk beson në shtetin personal dhe se gënjen kur flet se është i brengosur për perspektivat e të rinjve sepse ka vepruar kundër anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe në NATO.