Shkup, 16 korrik – A do të distancoheni ju nga Katica Janeva duke pasur parasysh se ajo është anëtare e juaja? Më 31 korrik të vitit 2015 ka paguar verifikim të anëtarësisë, 400 denarë përmes Bankës Eurostandrad. Kur flisni për krim, a do të distancoheni ju nga njerëzit të cilët janë marrë me reket?
Nga ajo që ne mund të dëgjojmë nga Prokuroria Publike se për prokurorin nuk është hapur procedurë. Ne kemi hapur procedurë dhe është caktuar masa paraburgim prej 30 ditëve për dy persona, e cila për shkak prezuimit të pafajësisë edhe vetë prokuroria, prokuroria publike dhe të gjithë faktorët politik nuk përmendin as emra e as mbiemra. Në këtë drejtim ne i inkurajojmë institucionet kompetente thellësisht t’a zbardhin rastin dhe kuptohet qëndrimi ynë parimor i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë është se të gjithë, pa përjashtim jemi të barabartë para ligjeve. Le ta zgjidhin rastin , nëse konfirmohet përgjegjësi, nga cilido për këtë rast, por edhe për rastet tjera përgjegjësi duhet të ketë. Vetëm kështu do ta kthejmë drejtësinë dhe shtetin ligjor.
Opozita e quajti këtë rast “Oktopod” dhe vlerëson se një pjesë e parimeve përfshin edhe radhë nga partia juaj funksionarë tuaj të lartë dhe një pjesë e mediave tashmë shkruajnë, madje edhe emëron dy deputetë se janë të involvuar në këtë rast. Vallë ju në pari ndërmerrni diçka a keni informacione të atilla, do të përpiqeni ti zgjidhni, mënyra institucionale është një ndër më të rëndësishmit, por në parti a keni ndërmarrë diçka?
Përderisa në procedurë nuk dëshmohet përgjegjësi e individëve të caktuar, ne nuk do të ndërmarrim asgjë. Në rast se në procedurë transparente konfirmohet përgjegjësi madje edhe nëse është anëtar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, sigurisht si një parti politike përgjegjëse, ne do të marrim masa, në përputhje me Statutin e LSDM-së
A ka kuptim të mbahet takim liderësh pa Mickoskin?
Natyrisht, kur bëhet fjalë për reformat, për interesin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore, interesin e shtetit, ne jemi gati dhe bisedojmë edhe mendojmë se duhet të ketë takim të liderëve. Nga ana tjetër, ne e shohim opozitën përmes Hrisitian Mickoskit si përpiqet në çdo mënyrë të mundshme me veprimin e tij destruktiv t’i pengojë proceset dhe reformat në Republikën e Maqedonisë Veriore. Siç thashë në deklaratë, Republika e Maqedonisë Veriore do të ketë sukses, përparimi i Republikës së Maqedonisë Veriore do të vazhdojë dhe përparojë me ose pa Hrisitian Mickoskin.