Kuvendi solli vendim historik. Maqedonia zgjodhi të ardhme të ndritshme në vend të izolimit, deklaroi sot Kostadin Kostadinov, deputet i LSDM-së dhe koalicionit.
Rruga drejt anëtarësimit të barabartë në BE dhe në NATO është e hapur, ndërkaq meritë më të madhe për atë, theksoi, kanë qytetarët, por edhe 80 deputetët në Kuvend të cilët lirshëm, sipas bindjes së vet dhe përmes procedurës demokratike votuan për të ardhme në BE dhe në NATO.
“Hristian Mickovski, Nikolla Gruevski dhe kryesia e VMRO-DPMNE-së dje edhe njëherë konfirmuan se janë figura partiake antiperëndimore dhe antimaqedonase të cilat Maqedonisë i sjellin vetëm të keqe, ndarje, krim dhe varfëri”, tha Kostadinov.
Sipas tij, tani Maqedonia edhe më shumë është e gatshme për të ardhmen e saj prosperuese evropiane për të cilën të gjithë ne, potencoi, luftuam 27 vite.
“Të gjithë ne jemi pjesë e një momenti historik. Ai moment historik bën thirrje për bashkim. Kjo na nevojitet si asnjëherë deri më tani. Maqedonia po pajtohet, po bashkohet në mënyrë mbipartiake dhe ,bietnike. Tetëdhjetë deputetë e ndërmorën përgjegjësinë për këtë hap të pakthyeshëm historik për të ardhmen e shtetit. Është koha të gjithë deputetët ta ndjekin atë hap dhe të bashkangjiten”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Kostadinov.
Në pyetjen e gazetarëve për atë se tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së e kushtëzuan votimin e tyre me katër kërkesa, mes të cilave është që trupi kuvendor për pajtim, përkatësisht kur të formohet ky trup, Kostadinov informoi se pritet nga e hëna të qaset drejt funksionimit të tij, i cili do të çojë drejt pajtimit mes deputetëve lidhur me atë që ndodhi më 27 prill. Deri te formimi i tij, nënvizoi, nuk do të dëshiroja të paraqes kurfarë hollësish, të fillojë e tërë procedura dhe si do të zhvillohen situatat, ashtu të gjithë do të informohen.
I pyetur se cilat janë garancat se amandamentet e caktuara të cialt i kanë parashtruar këta tetë deputetë të VMRO-DPMNE-së Greqia do t’i pranonte, Kostadinov potencoi se çështja është e ndjeshme.
“Ne si politikanë përgjegjës, si deputetë me përgjegjësi, e hapëm procesin. Mbetet të diskutojmë për secilën pikë e cila çon drejt ruajtjes, prëforcimit të identitetit. Absolutisht do të bisedojmë, do të debatojmë edhe me palën greke, me qëllim të sjellim diçka që është e shëdnetshme, ndërkaq edhe e pranueshme për të dyja palët”, u përgjigj Kostadinov, deputet i LSDM-së dhe koalicionit.
Në pyetjen nëse pret në votimin e dytë dhe të tretë të bashkangjiten dhe të votojnë edhe deputetë të tjerë të VMRO-DPMNE-së, Kostadinov theksoi se është optimist akoma më i madh, pas këtij tejkalimi, siç tha, të interesave personale dhe mbipartiake, dhe besoj se si do ta lëvizim procesin, numri id eputetëve të cilët do të japin mbështetje për të ardhmen e vendit tonë, do të rritet.