Kosta Rika është kombëtarja e radhës që ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror. Me një barazim 1:1 me Honduarasin, Kosta Rika ka siguruar kualifikimin në evenimentin më të madh në futboll, Kampionatin Botëror, që vitin tjetër organizohet në Rusi.
Goli që i solli lavdinë Kosta Rikës, ishte ai i Waston, i shënuar në minutën e 96’. Ky gol, ka sjellë emocione të mëdha te lojtarët, tifozët edhe te komentatorët, që nuk kanë mundur të përmbahen.