Kosta Janevski sot edhe zyrtarisht e mori funksionin kryetar i komunës së Strumicës. Janevski e mori funksionin pas marrjes së vendimit për zgjedhje nga Komisioni Komunal Zgjedhor, ndërsa ia dorëzoi ushtruesi i detyrës Kostadin Kostadinov. Sipas Janevskit, fitues në zgjedhjet lokale janë qytetarët.