Atletiko Madrid po mundohet të rivalizojë me Real Madridin dhe Barcelonën për të fituar titullin kampion në Spanjë. Në një moment delikat të kampionatit, Atletiko Madrid ka marrë një goditje të rëndë dhe bëhet fjalë për një dëmtim që ka pësuar sulmuesi spanjoll, Diego Kosta.
Bomberi i Atletikos ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe është detyruar që të largohet në drejtim të Brazilit për një ekzaminim më të detajuar. Nga kontrollet e fundit, është vënë re se dëmtimi i Kostës është më i rëndë nga sa mendohej.
Ai është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni dhe ditën e nesërme pritet të operohet. Koha e riaftësimit mund të jetë deri në 3 muaj dhe praktikisht, Kosta ka mbyllur vitin si edhe gjysmën e kampionatit. Ai pritet të rikthehet në fushë në fundin e muajit shkurt.