Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka thënë se të vaksinuarit në Kosovë deri më tani nuk kanë pasur asnjë efekt anësor.
Gjatë konferencën për medie në Qendrën e Vaksinimit, në sallën “1 Tetori”, Vitia ka shtuar se deri më tani ekipet emergjente nuk kanë pasur raste të ankesave nga personat të cilët janë vaksinuar.
“Te të gjithë qytetarët dhe personeli shëndetësor, vaksina nuk ka pasur asnjë efekt anësor apo efekt të padëshirueshëm që do të mobilizonte epiken mjekësore emergjente. Ata kanë pasur më së paku punë, që është lajm i mirë pasi vaksina deri më tani te askush nuk ka pasur efekte anësore”, nënvizoi Vitia.
Ai në fund shoi se vaksina është e sigurt dhe ftoi të gjithë qytetarët mbi moshën 80-vjeçare që të lajmërohen dhe të vaksinohen.