Kosovë, Qeveria shpërndan kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 310 mijë e 183 euro për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Vendimi është marrë sot në një mbledhje elektronike të ekzekutivit, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

Tutje, thuhet se është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje buxhetore në shumën prej 5 milionë e 705 mijë e 39 eurove.

Advertisements

Qeveria po ashtu ka miratuar Rregulloren për Strukturën Organizative të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Qeveria shpërndan kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit, ndan mbi 310 mijë euro për zgjedhjet në veri.

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 310 mijë e 183 euro për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Vendimi është marrë sot në një mbledhje elektronike të ekzekutivit, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

Tutje, thuhet se është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje buxhetore në shumën prej 5 milionë e 705 mijë e 39 eurove.

Qeveria po ashtu ka miratuar Rregulloren për Strukturën Organizative të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

“Kjo rregullore përcakton strukturën organizative të Njësive profesionale të zjarr fikjes dhe shpëtimit, si dhe kriteret themelore të organizimit, gradimit dhe funksionimit të tyre”, thuhet në komunikatën për media.

Në këtë mbledhje janë marrë edhe dy vendime të tjera; ai për shpërndarjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe Kuvendit Komunal të Leposaviqit “për shkak të jo funksionalitetit të tyre dhe si pasojë, pamundësisë së ushtrimit të kompetencave ligjore”.

Dhe gjithashtu, vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Implementuese ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me atashimin e personelit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në Ishujt Falklands.