Prishtinë, 1 nëntor – Gjithsej 90 persona kanë humbur jetën në 69 aksidente në Kosovë, nga fillimi i vitit deri në fund të muajit shtator, publikoi sot policia e Kosovës në promovimin e projektit “Përqendrohu në ngarjen e automjetit”.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, në periudhën e njëjtë janë regjistruar gjithsej 11.776 aksidente, prej të cilave 69 kanë qenë ma fatalitet, 4.664 kanë qenë me të lënduar nga ku 9.354 persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa aksidente me dëme materiale janë shënuar 7.039.
Nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, sipas Policisë, numri i aksidenteve ka rënë për 8.809.
Vitin e kaluar kanë qenë 16 aksidente më shumë me fatalitet, 6 persona më shumë të vdekur nga aksidentet, 103 aksidente më shumë me lëndime, 338 persona më shumë të lënduar, 1.584 më shumë aksidente me dëme materiale.
Në këtë prezantim u përmendën edhe llojet e aksidenteve ndërsa ajo që mori vëmendjen ishte çështja e vet aksidenteve të krijuara nga pjesëmarrësit në trafik.
Duke bërë krahasimin në rajon, drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Samedin Mehmeti, tregoi pasqyrën e të vdekurve në aksidente rrugore në rajon gjatë vitit 2017.
Turqia gjatë vitit 2017 ka humbur 6 mijë e 954 persona në aksidente rrugore, Bosnja e Hercegovina, 635, Shqipëria 395, Kroacia 391, Kosova 137, Maqedonia 169 dhe Greqia 890 persona.
Llojet më të sheshta të kundërvajtjes në vitin 2018 kanë qenë, për mos respektim të shpejtësisë të kufizuar, për mos vendosjen e rripit të sigurimit, për parkim të parregullt si dhe mosrespektim të shenjave të trafikut.
Vitin e kaluar 42 persona kanë humbur jetën në vetë aksidente.