Deputeti i PDK-së, Ableard Tahiri, tha se Konjufca në mënyrë arbitrare e ndërpreu seancën për Trustin, derisa deputetja e LVV-së, Kusari- Lila, u shpreh se ishte opozita ajo që e bllokoi procesin e votimit të projektligjeve.
Në mungesë kuorumi dështoi shqyrtimi i Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se seanca do të vazhdojë nesër. Lidhur me këtë ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës e cila akuzoi kryeparlamentrin Konjufcën se në mënyrë arbitrare ndërpreu seancën pikërisht kur në rend dite ishte votimi i Projektligjit për Trustin Pensional. Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje akuzoi opozitën për dështim të seancës dhe mosvotim të projektligjeve, duke përsëritur kështu qëndrimin e kundër projektligjit për tërheqjen e Trusti.