Kosovë – Maqedoni pritet të luhet pa tifozë?!

21

Ndeshja e madhe mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut pritet të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Sipas Evelin Kristilin, anëtares së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, sfidat e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve mund të zhvillohen pa prezencën e publikut edhe nëse ato zhvillohen në muajin tetor.

“Stadiumet mbeten të zbrazur dhe për këtë do të diskutojmë në takimin e Komitetit Ekzekutiv”. “Shumë faktor ndikojnë në këtë vendim, ndërsa më kryesore është pandemia “Covid 19” dhe sa janë të prekura vendet, ku do të luhet futbolli”, u shpreh Kristilin, njofton “epoka e re”, transmeton gazeta Koha.

“Është një problem kompleks, andaj nuk duhet të udhëhiqemi nga pasioni, por vendimi i drejtë,” ka thënë mes tjerash Kristilin, e cila është pesimiste për rikthimin e shpejtë të tifozëve në stadiume.

Takimi i Komitetit Ekzekutiv është caktuar më 17 dhe 18 qershor, ku do të caktohen datat e sakta të “Play-Off” dhe nisjes së sezonit të ri në futbollin evropian.

Ndërkohë, mediat raportojnë se ndeshjet e “Play-Off” do të zhvillohen në tetor, ndërsa ato të finales në muajin nëntor.

Comments are closed.