KOSOVË, 16 VIKTIMA DHE 258 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS

32

Autoritete shëndetësore në Kosovë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 480 testime të realizuara 258 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 16 viktima nga Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive tashmë ka shkuar në 8.104, prej 36.050 testimeve të realizuara. 212 raste kanë përfunduar me fatalitet të cilët në disa raste kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 53 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Ferizaj 18 raste, komuna Fushë Kosovë 15 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Kllokot 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit dhe Rahovec.

Comments are closed.