15 persona të tjerë të diagnostikuar me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu numri i të vdekurve me COVID 19 ka shkuar në 284 viktima.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) vazhdon të bëjë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse si: Mbajtja e maskave, Mbajtja e distancës dhe Larja sa më shpeshtë e duarve. Vetëm në 24 orët e fundit janë diagnostikuar pozitiv me COVID 19 edhe 218 persona. Numri total i rasteve pozitive është 9.492 raste nga 38.803 persona të dyshimtë në virusin korna bënë të ditur IKSHPK.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 70 raste, komuna Podujevës 23, komuna Gjilanit 16 raste, komuna Ferizajit 15 raste, komuna Fushë Kosovës 12 raste, komuna Pejës 12 raste, komuna Lipjanit 7 raste, komuna Prizrenit 7 raste, komuna Suharekës 7 raste, komuna Drenasit 6 raste, komuna Skenderajit 6 raste, komuna Gjakovës 5 raste, komuna Malishevës 5 raste, komuna Dragashit 4 raste, komuna Mitrovicës 4 raste, komuna Deçanit 3 raste, komuna Istogut 3 raste, komuna Shtimes 3 raste, komuna Kamenicës 2 raste, komuna Rahovecit 2 raste, komuna Vitisë 2 raste dhe me nga një rast janë komunat Kaçanikut, Klinës, Kllokotit dhe e Vushtrrisë.