Kosovës të shtunën i janë shtuar 639 raste të reja me virusin korona, prej 1,565 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima në të gjithë territorin e Kosovës.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.
Sipas të dhënave zyrtare të shtunën janë regjistruar edhe 480 raste që kanë mposhtur virusin korona, derisa raste aktive aktualisht në të gjithë vendin janë 13,688.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me virusin korona në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 38,431 të prekur nga virusi korona, prej tyre 989 pacientë kanë ndërruar jetë.