Në botë sot do të shënohet Dita Botërore kundër AIDS-it. Edhe në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.
Koordinatorja e organizatës “Integra”, Emel Ajdini, ka thënë, në ditën botërore të AIDS-it, se deri më tani në Kosovë janë 113 raste me virus AIDS, pra që nga shfaqja e këtij virusi dekada më parë.
Ajo bëri me dije se organizata “Integra”, ka organizuar aktivitet për Ditën Botërore kundër AIDS-it, shëndeti im, e drejta ime”.
“Nëse duam të t’i japim fund kësaj sëmundje duhet t’i japim të drejt atyre që janë me këtë virus qasje dhe të drejtat në shëndetësi”, i tha ajo sot RTK-së.
Sipas saj sa i përket vetëdijesimi për këtë virus, Ajdini, deklaroi se në çdo vend të botës edhe në Kosovë është vështirë të kemi një matje. “Ka vetëdijesim, por presim që në vitet e ardhshme të kemi ndryshim për të mirë sa i përket vetëdijesimit për këtë sëmundje”, tha ajo.