Një përdoruese kosovare në Twitter ka befasuar përdoruesit e këtij rrjeti social. Përdoruesja, me gati 7,000 ndjekës dhe emrin “Leöna” që thotë se është nga Kosova, ka bërë një postim duke premtuar se do të publikojë foto nudo, me një kusht.
“Nëse Ronaldo shkon tek Juventusi, do të postoj fotografitë e mia nudo një orë pas njoftimit”, ka
shkruar kosovarja në Twitter, që duket se është e bindur se ky transferim nuk do të ndodhë, shkruan
Gazeta Express, transmeton gazeta KOHA. Postimi i saj është shpërndarë mjaft shumë. Përndryshe, të gjitha mediat e mëdha kanë raportuar se Ronaldo është afër Juves dhe vetëm detajet kanë mbetur për t’u zyrtarizuar transferimi