Kosova është shtëpia e një numri të madh të tifozëve të Arsenalit. Ata dashurinë ndaj klubit të tyre e shprehin në mënyra të ndryshme. Një mënyrë të veçantë për ta shprehur dashurinë ndaj Arsenalit, e ka zgjedhur Astrit Dervishaj.
Dervishaj ka vendosur që djalin e tij të sapo ardhur në jetë, ta quajë Arsenal, shkaku i dashurisë për skuadrën nga Londra. Kështu është shprehur ai është për ‘Goal.com’, teksa tre vite më parë, djalit të tij ia kishte vendosur emrin Aresenal. Dervishaj ka zbuluar se e mbështet Arsenalin në më shumë se 20 vjet.