Shkup, 25 tetor- SPB Shkup ka parashtruar padi penale ndaj I.S (34) nga Kosova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “tentim për vrasje” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punës për sigurim”.Siç informon MPB, të dielën më 22 tetor rreth orës 4 e 50 minuta në hotelin e locuar në rrugën ‘Titoveleshka”, në Shkup, i dyshuari ka tentuar ta vras bashkëshorten e tij H.N (39) nga Riga-Lituani, dhe me thikë i ka shkaktuar shumë lëndime në kokë dhe trup. Gjatë tentimit për vrasje në dhomë është future F.Z (26) nga Shkupi, i punësuar në agjencionin për siguri pronash dhe personash “Nikob”, i cili ishte thirrur nga ana e të punësuarve në hotel. Kur ka tentuar ta tërheq të dyshuarin, ai e ka sulmuar sigurimin, kumton policia. Të dyshuarit është caktuar paraburgim prej 30 ditësh.