Qytetarët e Kosovës po del që janë tejet të dhënë pas festave të fundvitit. Ata shpenzojnë qindra mijëra euro vetëm për 10 ditët e fundit të dhjetorit. Sipas një hulumtimi të kompanisë së hulumtimeve dhe konsulencës biznesore “UBO Consulting”, qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 36 milionë euro në fund të vitit. Në Kosovë festat e fundvitit i kremtojnë 82% e familjeve kosovare, secila nga to shpenzon mesatarisht nga 141.64 €. Në total sipas UBO Consulting, në Kosovë shpenzohen saktë 35,971,841,7 €, shumë kjo tejet e lartë për standardin e jetës në Kosovë dhe nivelit të lartë të papunësisë. Nga këto miliona euro, 71% shpenzohen për ushqim e pije, 12% për dekorime, 11% për dhurata dhe 6% për gjëra tjera.