Kosova do të ketë përkrahje të madhe edhe sonte në udhëtim ndaj Anglisë. Anglia pret sonte Kosovën në stadiumin St. Mary’s në Southampton me fillim nga ora 20:45. Anglia dhe Kosova nuk janë përballur kurrë më parë në ndeshje ndërkombëtare me njëra-tjetrën. Por, përkundër ndeshjes në udhëtim, skuadra nuk do të jetë e vetme. Në ditët e fundit një numër i konsiderueshëm i tifozëve kanë udhëtuar drejt Southamptonit ku sonte pritet ta mbështesin Kosovën në ndeshjen më të vështirë deri më tani në eliminatoret e Euro 2020.