Gjatë ditës së djeshme KQZ-ja do të bëri shpërndarjen e materialit sensitiv në të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrë që nesër në orët e hershme të mëngjesit të bëhet shpërndarja nëpër qendrat e votimit.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, i cili tha për KosovaPress, se tanimë ata kanë bërë të gjitha përgatitjet për ditën e sot që qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00.
Elezi theksoi se për zgjedhjet lokale të ditës së sotme kanë të drejtë vote 1 milion e 890 mijë e 952 votues, derisa, do të jenë 899 qendra votimi me 2505 vendvotime.
Po ashtu, ai shtoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar më shumë se 33 mijë vëzhgues të cilët do të përcjellin procesin zgjedhor. Prej tyre, rreth 29 mijë iu takojnë subjekteve politike të cilat janë certifikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, ndërsa, rreth 3.700 vëzhgues do të jenë nga organizatat joqeveritare.
Elezi tha se KQZ-ja do t’ua mundësojë edhe personave me nevoja të veçanta që të votojnë.