Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha pronat e patundshme, të cilat ndodhen në Kosovë në emër të RSFJ-së, të regjistrohen si pronësi të Republikës së Kosovës.
Në kuadër të kësaj futen administrata të shtetit e të ushtrisë, të ish organizatave shoqërore e politike të kohës. Në vendim thuhet që Agjencia Katastrale e Kosovës obligohet që gjithë pasuria e paluajtshme të regjistrohet si pronë e paluajtshme e shtetit të Kosovës. Për këtë shkak drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, sot do të takohet me përfaqësuesit serbë që janë në Qeverinë e Kosovës, si dhe me kryetarë të komunave serbe dhe me përfaqësues të Listës serbe, njoftojnë mediet serbe.