Kosova sot zyrtarisht është pranuar në Organizatën Botërore të Doganave, që është anëtarësimi më i rëndësishëm pas anëtarësimit tonë në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2009.
Kështu ka thënë për Koha.net, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj. Një falënderim i veçantë për shtetet mike, qeverinë belge dhe ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Reynders për përkrahjen për tu bërë pjesë e kësaj organizate pas disa vitesh lobimi intensiv, ka shtuar ai.