Prishtina përgatitet për historinë… Kosova dhe Azerbajxhani do të zbresin në fushë në “Fadil Vokrri”, stadiumi që i është kushtuar emrit të ish-presidentit të federatës, për t’i bërë një dhuratë atij që nuk jeton më: kreun e grupit 3 në Ligën D të kombeve. Mjafton një barazim për djemtë e Challandes, duke qenë se dardanët janë 11 pikë, ndërsa ndjek Azerbajxhani me 9 pikë. Kosova ka tre fitore dhe dy barazime, duke mos pësuar asnjë humbje. Vetëm humbja do t’ua pamundësonte ‘play-offin’ të zgjedhurve të trajnerit Bernard Challandes.
Challandes ka vendosur që formacioni zyrtar i ndeshjes të jetë ky: Muriç, Aliti, Shala, Kryeziu, Rashica, Zeneli, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Kololli, Muriqi.
Ndërkohë, Azerbajxhani vjen me Agajev, Garayev, Pashajev, Medvedev, Husejnov, Abullayev, Nazarov, Dadasov, Madatov, Almeida, Khalilzade.
Ndeshja e vajtjes, në Azerbajxhan, përfundoi 0-0.