Shkup, 29 tetor – Ministria e Drejtësisë ka marë përgjigje nga Kosova në lidhje me atë se ku gjendet Afrim Ismailoviq i cili është i akuzuar në rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni Smillkovcës në 2012tën. Nga Kosova thonë se nuk kanë asnjëfar informate në lidhje me vendndodhjen e tij.
“Morëm informata nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës se kanë marë përgjigje nga prokurori përkatës publik se për momentin nuk dihet se ku gjendet i akuzuari Afrim Ismailoviq”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë në vend.
Nga atje thonë se do të dërgojnë urgjencë dhe do të kërkojnë nga qeveria kosovare të bëjnë përpjekje të mëtejshme për gjetjen e Ismailoviq dhe ekstradimin e tij me qëllim që personi të dalë para gjyqit.
Para një jave, ministri i punvëe të brendshme i Kosovës Akrem Mustafa deklaroi se të akuzuarit për rastin “Monstra” Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq të cilët janë në ikje, do të ekstradohen kur të kryhen të gjitha procedurat ligjore në Kosovë.
Ministria për punë të brendshme më 2012tën shpalli fletarrest pas këtyre dy personave. Të dy të ikur në Kosovë u patën dënuar me burgim për tregëti me armë dhe pasi kryenë dënimin, u liruan të mbrohen në liri.