Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka përkujtuar Masakrën e Krushës në 19 vjetorin e shënimit të saj.
“Në përvjetorin e Masakrës së Krushës, përkulje dhe nderim për viktimat civile që mizorisht u vranë. Përkulje dhe respekt për dëshmorët që ranë në mbrojtje të popullatës civile. Në rrugëtimin e vet, Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë mizorinë dhe të kaluarën. Zhvillimi dhe fuqizimi i shtetit tonë është borxh që ne kemi ndaj të rënëve”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.