Nga viti 2010 deri në vitin 2016 qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar mbi 25 milionë euro vetëm për aplikim për marrjen e vizës Shengen, pa llogaritur edhe shpenzimet tjera që u kërkohen për plotësuar dosjen për aplikim. Gjatë kësaj kohe janë dorëzuar mbi 507 mijë aplikacione, ndërsa rreth 97 mijë janë refuzuar, shkruan gazeta “Zëri”. Por, këtu nuk janë llogaritur shpenzimet tjera që kanë të bëjnë me plotësimin e dokumentacionit për viza, të cilat janë; shpenzimet për fotografi, sigurimi shëndetësor, shërbimet e përkthimit, shpenzimet bankare e ato të rrugës.
Pagesa për aplikim për vizë Shengen dallon varësisht nga ambasada. Më e lira është 35 euro, ndërsa taksat më të larta shkojnë në 60 ose në 65 euro. Sipas statistikave të Komisionit Evropian dhe të Eurostat-it, gjatë viteve 2010-2016 kosovarët kanë pasur mbi 507 mijë aplikime për viza Shengen, të cilat sipas një përllogaritjeje me pagesën mesatare u kanë kushtuar mbi 25 milionë euro. Dhe le të përmendim dhe faktin, se 97 mijë prej aplikimeve gjatë këtyre shtatë vjetëve janë refuzuar.