Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll i ka mësuar kundërshtarët e para-kualifikimeve për Kupën e Botës 2019, që do të zhvillohet në Kinë. Në para-kualifikime, Kosova do të jetë pjesë e grupit ku do të bëjë gara me kombëtaret e Estonin dhe Maqedonisë në Grupin C. Ekipet do të zhvillojnë ndeshje sipas sistemit vajtje – ardhje në muajin gusht të vitit të ardhshëm dhe dy ekipet më të mira të grupit do të marrin pjesë në kualifikime për Kupën e Botës 2019. Në kualifikime për Kupën e Botës marrin pjesë 32 kombëtare nga Evropa, kurse në Kupë të Botës marrin pjesë 12 ekipe nga kontinenti ynë. Kombëtarja A e Kosovës sivjet ka garuar për herë të parë në garat e FIBA-s duke marrë pjesë në kualifikimet për Eurobasketin e vitit të ardhshëm.