Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e fundit në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve kundër Maltës, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Për herë të parë janë ftuar portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Mirlind Kryeziu. Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën në hotel “Emerald”, ndërsa stërvitja e parë mbahet të martën. Jashtë kësaj liste ka mbetur jashtë portieri Faton Maloku, Andin Dallku, Elbasan Rashani dhe Bernanrd Berisha. Ndërkohë për këto dy ndeshje Challandes ka rikthyer në skuadër sulmuesin e Swansea, Bersant Celinën.