Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë të vitit 2020, shkruan zeri.info, përcjellë gazeta Koha. “Dardanët” do të luajnë një ndeshje miqësore kundër Suedisë në Katar. Sfida do të zhvillohet në orën 17:45 sipas orës lokale, në Doha e që në Kosovë i bie nga ora 15:45.
Përzgjedhësi Bernard Challandes në këtë grumbullim ka ftuar 25 futbollistë, prej të cilëve 13 nga elita e futbollit në Kosovë.
Ky takim është testi i fundit para duelit me Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve, duel që zhvillohet më 26 mars. Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji, ku më pas kërkohet një biletë për kampionatin evropian “Euro 2020”