Nga ana e Maqedonisë, drejtimi rrugor është me gjatësi të përgjithshme prej 13 kilometrave, shuma e vlerësuar e së cilës paraqet 63 milionë euro dhe paraqet pjesë të rutës kryesore prej Shkupit deri në Prishtinë. Sipas asaj që është planifikuar, ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë duhet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2019 dhe të përfundojë deri në fund të vitit 2022
Shkup, 1 mars – Rruga nga ana e Kosovës është në fazë përfundimtare dhe pritet të përfundohet deri në korrik të vitit 2019. Kjo duhet të paraqesë nxitje për qasje më serioze dhe fillim të punëve ndërtimore edhe nga ana e Maqedonisë më herët nga që është planifikuar, tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiçi, në takimin e djeshëm të punës me kolegun e tij maqedonas, kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, shkruan gazeta KOHA. Nga ana e Maqedonisë, drejtimi rrugor është me gjatësi të përgjithshme prej 13 kilometrave, shuma e vlerësuar e së cilës paraqet 63 milionë euro dhe paraqet pjesë të rutës kryesore prej Shkupit deri në Prishtinë. Sipas asaj që është planifikuar, ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë duhet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2019 dhe të përfundojë deri në fund të vitit 2022.
Azeski dhe Rukiçi në takim biseduan edhe për perspektivat për avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, por edhe për përforcim të bashkëpunimit ndërmjet odave, i cili siç thanë, është në nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë viteve të fundit. Bëhet fjalë edhe për aktivitetet rrjedhëse projektuese në kuadër të Forumit investues të odës në drejtim të sigurimit të parakushteve për rritje të përshpejtuar ekonomike për shtetet nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, përmes bashkëpunimit të tyre të përforcuar. Nevojitet, vlerësuan kryetarët e odave, të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor të synojnë drejt krijimit të klimës pozitive afariste, përmes punës së vazhdueshme të projekteve të përbashkëta për përmirësim të ndërlidhjes infrastrukturore, industrializimit dhe rritjes dhe nxitjes që kapaciteteve dhe aktiviteteve eksportuese, digjitalizimit dhe arsimit dual.
Këmbimi i përgjithshëm tregtar i Republikës së Maqedonisë së veriut me Republikën e Kosovës për vitin 2018 paraqet 300.6 milionë dollarë amerikanë dhe në raport me vitin 2017 shënon rritje prej 14.4%. Eksporti paraqet 265.8 milionë dollarë amerikanë, i cili shënon rritje prej 17.8%, përderisa importi paraqet 34.75 milionë dollarë amerikanë, i cili shënon ulje prej 6.8% në krahasim me vitin 2017. Me atë rast, në këmbimin tregtar është realizuar suficit në anën e Maqedonisë prej 231.1 milionë dollarë amerikanë që shënon rritje prej 22.73% në krahasim me suficitin e realizuar në vitin 2017. Për vitin 2018, Republika e Kosovës është partnerja e 16-të e jashtme tregtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut. (koha.mk)