Pas entuziazmit që nxiti fitorja e përfaqësueses së Kosovës në futboll, e para në ndeshje zyrtare, radha është e basketbollistëve për “të ngrohur” zemrat e tifozëve. Dhe, basketbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë të gatshëm e të motivuar për ciklin e ri – parakualifikimet për evropianin e vitit 2021. Për basketbollistët, fitoret nuk kanë munguar, madje as ndaj kundërshtares së radhës – Maqedonisë.
Ndeshja Kosovë – Maqedoni, luhet të enjten (sot, 20:30) në Pallatin e Rinisë e Sporteve në Prishtinë dhe i takon Grupit B parakualifikues, pjesë e të cilit është edhe Rumania.