“Kosova jo ‘o’.” nesër premierë në Prishtinë

Nesër më 17 janar vjen premiera e shfaqje “Kosova jo ‘o’.”, me regji të Ekrem Sopit.

Shfaqja sjellë kërkimin e dinjitetit, të dy shokëve që të dy rreth moshës 40-45 vjeçare. Njëri emigrant në Gjermani e tjetri në Kosovë. Balerina freskon ngjarjen me lojëra të ndryshme. Bekimi dhe Linda përmes dialogut sarkastik i rrëfehen gjeneralit te varri i tij, çka po ndodhë më “Kosova-n jo, o-n”…Bazuar në Kadare, Chekhov, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje vjen nën lojën e aktorëve Makfire Miftari, Besim Ajeti dhe Ekrem Sopi.

Shfaqja vjen premierë në Amfiteatrin e American School of Kosova në Prishtinë, nesër më 17 janar me fillim nga ora 19:30.