Përballja me Ukrainën do të jetë e fundit për Përfaqësuesen e Kosovës si vendase në qytetin e Shkodrës, të paktën kështu mendohet tash për tash. Përfaqësuesja në mungesë të një stadiumi me standarde të larta në Kosovë, ndeshjet si vendase i ka zhvilluar në “Loro Boriçi”, që shpeshherë është quajtur shtëpia e dytë e saj. Në të vërtetë, Kosova ka luajtur më shumë ndeshje në Shkodër sesa Kombëtarja e Shqipërisë, prej se stadiumi është lëshuar për përdorim pas rinovimit vitin e shkuar. Për këtë stadium, ky ishte rinovimi i tretë pas atij të kryer gjatë viteve ’80 dhe 2001. Ka kapacitet prej 16.022 ulëseve dhe konsiderohet ndër stadiumet më moderne të rajonit. Dueli ndaj Ukrainës, do të jetë i pesti për Kosovën në “Loro Boriçi”.