Tashkent, 9 nëntor – Distria Krasniqi është përballur në finale të Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit me Eva Csernovski të Hungarisë.
Distria e ka mundur hungarezën me ippon pasi që më parë hungarezja shkaktoi tri ndërhyrje të parregullta derisa Distria kishte edhe një vazari.
Kështu, transmeton Gazeta Ekspres, Distria është e artë në -48 kg kategori.
Pas Distrias pritet që në podium të dal Majlinda Kelmendi, për finalen në kategorinë -52 kg.