Shkup, 20 shtator – Pas humbjes ndaj Skocisë, Shqipëria e Christian Panuccit merr një lajm të mirë nga FIFA. Institucioni më i lartë i futbollit Botëror ka publikuar renditjen e re për muajin shtator me kuqezinjtë që kanë ngjitur një shkallë në klasifikim. Fitorja 1-0 ndaj Izraelit në Elbasan Arena ka qenë një bonus i madh për Shqipërinë aq sa humbja ndaj Skocisë nuk ka ndikuar dhe aq. Kuqezinjtë aktualisht janë të 57-ët në botë me 1383 pikë. Shqipëria lë pas përfaqësuese të tilla si Ekuadori, Finlanda, Bolivia e Sllovenia, ndërsa para kombëtares shqiptare pozicionohen Japonia, Koreja e Jugut dhe Burkina Faso. Nga vendi i 58-të tashmë jemi të 57-ët, shumë larg rekordit historik të 2015-ës kur Shqipëria e De Biasit në gusht të atij vitit ishte e 22-ta në renditjen Botërore. E 138-ta në botë Kosova që pas barazimit ndaj Azerbajxhanit dhe fitores ndaj Ishujve Fare në Ligën e Kombeve ka ngjitur tre pozicione.
Ndryshe, përfaqësuesja e Kosovës është e 138-ta në botë pas publikimit të ri për muajin shtator. Kjo është pozita më e kartë që e ka pasur Kosova në histori të saj, pasi që në listën e kaluar ishte në pozitën e 141-të. Kosova ka fituar kundër Shqipërisë, Burkina Fasos, Madagaskarit, ka barazuar me Azerbajxhanin dhe ka fituar kundër Ishujve Fare. Pos Kosovës, janë Spanjë, njëra prej Kombëtarëve që nuk ka pësuar humbje më 2018. Pas Spanjës është Ukraina, Rumania dhe Andorra.
Ndërkohë, edhe përfaqësuesja e Maqedonisë është ngjitur më lartë në renditjen e FIFA-s. Verdhekuqtë tani gjenden në pozitën e 68 me 1344 pikë.
Vendi i parë çuditërisht ndahet nga Belgjika dhe Franca në kuotë të barabartë pikësh për këtë muaj ndërsa ndiqen nga Brazili, Kroacia, Uruguai dhe Anglia.