Prishtinë, 7 maj – Qeveria e Kosovës sot ka sjell vendim që për shkak të rrezikut nga përhapja e Kovid-19 u ndalohet hyrja në vend personave që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.
Sipas vendimit qeveritar, shtetasit kosovar që vijnë nga vendet e sipërpërmendura obligohen të shkojnë në karantinë 14 ditore për testim dy herë në javë.
Qytetarët e Kosovës të cilët do të transitojnë pas arritjes nga ato vende nuk kanë nevojë të shkojnë në karantinë.