Profesori i gazetarisë në Universitetin Adger të Kristiansand, Kenneth Andresen, së fundmi ka publikuar disa fotografi të cilat janë shkrepur nëpër qytetet shqiptare dhe që datojnë që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë.
Në llogarinë e tij në Twitter, profesori norvegjez ka publikuar koleksionin e tij të qyteteve të vjetra kosovare në të cilat mund të vërehen shqiptarët me veshjet kombëtare, transmeton Klan Kosova.
Njëra ndër fotografitë më të veçanta të këtij koleksioni është ajo e fëmijëve me skia e cila besohet të jetë shkrepur në afërsi të Brezovicës në vitin 1938.
Koleksioni i kartolinave të Andresen daton prej 1890 e deri ne vitin 1999. Ky koleksion përmban mbi 1500 imazhe te kartolinave që janë dërguar nga Kosove ne vendet e jashtme.
Të njëjtat shkrepje po analizohen nga Universiteti i Agderit, ku po përkthehen të gjitha rrëfimet dhe informatat tjera të këtyre fotografive të kohës, transmeton Klan Kosova.
Profesori Kenneth Andresen ka qenë pjesë e zhvillimeve në Kosovë që nga viti 1999, ku edhe ka shërbyer si ushtarak në forcat paqeruajtëse të KFOR-it.