Kosova dhe Shqipëria janë ngjitur për një pozitë në ranglistën e FIFA-s për muajin mars. Kombëtarja mban vendin e 54-të në këtë renditje në kuotën e 623 pikëve duke fituar një pozicion krahasuar me një muaj më parë pavarësisht se nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, derisa Kosova ka kaluar në pozitën e 164.
Renditjen e këtij muaji e kryeson Argjentina e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.