Me përfundimin e Grand Prix të xhudos në Uzbeksitan, Kosova është radhitur e para sa i përket medaljeve të fituara, gjithsej katër, tri të arta dhe një të argjendtë. Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka arritur ta fitojë sot medaljen e artë në finalen e Grand Prix’it në Tashkent të Uzbekistanit, në ndeshjen kundër austriakes Graf Bernadette, raporton Gazeta Express. Në finale, Kuka u përballë me austriaken , të cilën e mposhti me Ippon, në kategorinë -78 kg. Kurse të premten Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi morën nga një medalje të artë, kurse Nora Gjakova e fitoi të argjendtën. Në vendin e dytë është Azerbajxhani me 3 medalje të arta.