Të premten me 14 dhjetor, do u jipet drita jeshile ligjeve që e bëjnë FSK’në Ushtri.
E këto pak ditë që kanë mbetur deri në formimin e saj, Serbia po i shfrytëzon për të kërkuar ndihmë për ndaljen e saj, transmeton gazetametro.net.
I fundit është Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Djuric, i cili ka bërë thirrje NATO’s dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, të parandalojnë formimin e ushtrisë së Kosoës.
‘Udhëheqja e Serbisë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe kontingjentit ushtarak të KFOR-it, nën administratën e NATO-s, të ndalojë autoritetet shqiptare të Kosovës në formimin e një ushtrie që rrezikon paqen në Ballkan’ , ka thënë Djuric.
Ndërkohë, 24 automjete ushtarake ‘HMMWV’ erdhën në Kosovë ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.