Kosova nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim tek Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1-1.
Milot Rashica shënoi një supergol në minutën e nëntë për t’i dhënë epërsinë Kosovës, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Në pjesën e dytë vendasit ishin më efikas, duke arritur të barazojnë shifrat në minutën e 50 përmes Joensenit, i cili shënoi pas asistimit nga Sorenseni.
Përkundër barazimit Kosova mbetet lider, tani me tetë pikë, kurse Ishujt Faroe në vendin e tretë me 4 pikë në Grupin 3 të Ligës D.