Kombëtarja e Finlandës është sfida e radhës e përfaqësueses së Kosovës në futboll. Kosova dhe Finlanda do të përballen sonte në ‘Loro Boriqi’ te Shkodrës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.
Kosovarët në këtë ndeshje vjen pas disfatës kundër Kroacisë (1-0), e gjashtë humbje e përfaqësueses sonë në këto eliminatore, transmeton gazetametro.net. Kosova në duel me finlandezët më të cilët kishte barazuar në lojën e parë në Finlandë (1-), synon fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit të ardhshëm.
Djemtë e përfaqësueses pas duelit me kroatët, sonte janë të motivuar maksimalisht që të shikojnë fitoren e parë e që do të ishte historike për Kosovën. Ndeshja mes Kosovës dhe Finlandës nis në orën 20:45.