Kosova 20 vjet liri dhe fqinjët

Shteti si projekt ku të gjithë duhet të investojnë dijet dhe mundësitë për një të ardhme më të mire, duhet të jetë preokupim parësor, sepse shteti mund ta ketë edhe emrin e babës tënd dhe asgjë të mos hyj në punë nëse vazhdon të vegjetosh pa ide e projekte që do ta bënin arsimin, ekonominë, bujqësinë, kulturën shumë më ndryshe se ç’janë tani

Nga Emin AZEMI

Tani kur Kosova kremton 20 vjetorin e çlirimit nga okuptori serb, shumë kush do të flet për përfitimet dhe frutet që solli kjo liri 20 vjçeare. Por, a do të duhej ta shohim çlrimin e Kosovës edhe në kontekstin rajonal, duke e pare atë në raport me fqinjët.. Autorë , diplomatë e gjeografë të ndryshëm, sa here që kanë vizituar këtë pjesë të Europës Juglindore, shpesh janë ndalur edhe në atë që dikur quhej Maqedonia otomane, pastaj Srpska Banovina, Maqedonia e Titos, e deri te Maqedonia e pavarur, pas viteve 90-të , dhe janë munduar të gjejnë shprehje sa më adekuate për ta përshkruar atë  si një “parking i gabuar”, në të cilin lakmitarë të hapur e të fshehur kanën vizatuar ambiciet e tyre në hartën e pretendimeve e synimeve territorial.
Dora e zgjatur e ideologut dhe patriotit Hasan Prishtina drejtuar disa përfaqësuesve të lëvizjes revolucionare maqedonase në fillimet e shekullit të kaluar, për një veprim të bashkërenduar në favor të zgjidhjes së çështjeve të hapura nacionale të shqiptarëve dhe maqedonasve, ngeli si një mision i papërfunduar për shkak të ndikimeve shoviniste ballkanike në politikat e vetëvendosjes së popujve. Vetëdija politike e nacionale e maqedonasve atëbotë kishte një prirje vasaliteti kundrejt ideologjive bullgare dhe ende nuk ishte krijuar bazamenti i mjaftueshëm për vendimmarrje autonome. Ky qe edhe shkaku pse maqedonasit nuk arritën të krijojnë ngrehinën e tyre shtetformuese dhe kjo u bë vetëm pas Luftës së Dytë Botërore me ndihmën e Titos. “Maqedonia e Titos” ishte në fakt lindja e një kombi që do të  merrte më vonë atributet nacionale të formimit kulturor, gjuhësor e etno-psikologjik.
Partizanët maqedonas kishin qenë pjesë e pandarë e ekspeditave ndëshkuese në viset shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shumë prej tyre komandat e pushkatimit i shoqëronin me zellin e pakursyer të lojalitetit dhe vardisjes së gërditshme kundrejt Beogradit dhe politikës antishqiptare të Serbisë. Në çizmet e një lojaliteti të tillë ishin futur edhe dhjeta police maqedonas në fillim të viteve tetëdhjetë, teksa po merrnin pjesë, bashkë me serbët, në “shuarjen e kundërrevolucionit” në Kosovë, në kuadër të të ashtuquajturës “aradhë federative e përbashkët policore”, ku kërbaçi dhe kondaku i maqedonasve në Ferizaj, Prishtinë, Podujeve e gjetiu po shtypte pamëshirshëm në protesta e demonstrata fytyrat  njoma të studentëve dhe rinisë kosovare
Shqiptarët asnjëherë nuk u kuptuar drejt nga maqedonasit. As atëherë nga Hasan Prishtina, kur kishte gjasa për një koalicion shqiptaro-maqedonas, as tani në Prespë, ku statusi i shqiptarëve shkruhet me formulime apodiktike, maqedonasit sërish mendojnë se shqiptari i lirë dhe i barabartë është kanosje për qenien e tyre.
Urrejtja ndaj shqiptarëve, që u vërejt edhe në brohoritjet neofashiste të tifozëve maqedonas në Shkup para disa ditëve, përpos që është e pakuptimtë, është edhe mjerane në zanafillën saj psikologjike, sepse shpreh radiografinë e një konstrukti mental e shpirtëror që historikisht është treguar vasal ndaj mohuesve, kurse tepër agresiv ndaj bashkëpunuesve. Edhe refuzimi që i është bëhet tani Marrëveshjes më të re Shkup-Athinë nuk e ka në thelb patriotizmin e kulluar, por më tepër ka urrejtje dhe refuzim. Asnjëherë nëpër rrugët e Shkupit nuk pati protesta kundër mohuesve të identitetit maqedonas, që nuk ishin të paktë në këto dekada, por përkundrazi, kishte protesta kundër kërkesës së shqiptarëve për arsim të lartë, kundër kërkesës së shqiptarëve për zyrtarizim të statusit të barabartë të gjuhës shqipe në të gjithë nivelet e administratës dhe pushtetit. Kjo nevojë irracionale për të protestuar kundër barazisë dhe lirisë së tjetrit dhe për të heshtur kur të mohohet emri, gjuha, kisha flet për natyrën hermafrodite të këtij homosapiensi me shumë dilema të pazgjidhura në kokë.
Shteti si projekt ku të gjithë duhet të investojnë dijet dhe mundësitë për një të ardhme më të mire, duhet të jetë preokupim parësor, sepse shteti mund ta ketë edhe emrin e babës tënd dhe asgjë të mos hyj në punë nëse vazhdon të vegjetosh pa ide e projekte që do ta bënin arsimin, ekonominë, bujqësinë, kulturën shumë më ndryshe se ç’janë tani. (koha.mk)