Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip S. Kosnett, ka qëndruar sot në ambientet e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) një ditë para formimit të ushtrisë së Kosovës, kështu duke i dhënë vulën përfundimtare lidhur me mbështetjen dhe formimin e ushtrisë.
Ambasdori Kosnett ka zhvilluar një takim me gjeneraling e FSK’së, Rrahman Rama, me të cilin ka biseduar për angazhimin e më tutjeshëm të Qeverisë së SHBA’së ndaj evolucionit të FSK’së si një forcë mbrojtëse e Kosovës, njofton gazetametro.net.
Konsett ka thënë se ushtria e Kosovës do t’u shërbejë të gjitha komuniteteve të Kosovës, kështu duke reflektuar karakterin e saj shumë-etnik të vendit.
“Sot u takova me Komandantin e FSK-së Rama për të nënvizuar angazhimin e Qeverisë së SHBA ndaj evolucionit të FSK-së si një forcë mbrojtëse që u shërben të gjitha komuniteteve të Kosovës dhe duke reflektuar karakterin shumë-etnik të vendit”, ka shkruar Kosnett në Twitter, njofton gazetametro.net.
Kurse gjeneral Rama falënderoi diplomatin amerikan për mbështetjen e SHBA-së në të gjitha fazat, dhe e siguroi se FSK-ja do të vazhdojë të jetë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe kredibile.Në takim u bisedua edhe lidhur me procesin e ndërtimit gradual të aftësive të reja bazuar në misionin e ri, njofton gazetametro.net.
“FSK-ja është faktor stabiliteti dhe do të vazhdojë të operojë në koordinim me KFOR-in dhe institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare. FSK-ja është institucion me vlera dhe si i tillë do të zhvillohet më tej bashkërisht me NATO-n dhe SHBA-të”, thuhet në komunikatë.
Kujtojmë se ditë më parë amabasadori amerikan i ka dalur në përkrahje formimit të ushtrisë së Kosovës duke thënë se është një vendim i pavarur që i takon një vendi sovran si Kosova.
Ndërkaq Kosnett, ka thënë se mbështetja e SHBA’ve ndaj Kosovës nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të përkrahjen e saj./gazetametro.net